Connect with us

Astrologji

Ndodhi dhe kjo….. Çrregullohen shenjat e horoskopit, NASA zbulon të 13-ën, ja çfarë veçorish ka

Published

on

Nasa pretendon se ka zbuluar një shenjë të re horoskopi, të cilën e quan Ophiuchus (Ofikius). Si simbol, kjo shenjë horoskopi ka një burrë i cili mban një gjarpër në dorë.

Sipas NASA, Ofikius, përkon me të lindurit gjatë periudhës 29 nëntor dhe 17 dhjetor. Sipas studimit, kjo shenjë lidhet me kalendarin e babilonasve. Me shtimin e kësaj shenje, do të ndryshohen datat e të gjitha të tjerave.

Kalendari i ri me 13 shenja do të ndryshojë në këtë mënyrë

Bricjapi 20 janar-15 shkurt
Ujori 16 shkurt-11 mars
Peshqit 12 mars-18 prill
Dashi 19 prill- 13 maj

Demi 14 maj-21qershor
Binjakët 22qershor- 20 korrik
Gaforrja 21korrik-10 gusht
Luani 11gusht-16 shtator

Virgjëresha 17 shtator-30 tetor
Pershorja 31 tetor-23nëntor
Akrepi 24 nëntor-29 nentor

Ofikius 30 nëntor-17 dhjetor
Shigjetari 18 dhjetor-20 janar

“Në kalendarin e tyre 12-mujor, babilonasit e injoruan faktin, se dielli lëviz në të vërtetë në 13 yjësi dhe jo 12. Çdo kostelacion ata e lidhën me një periudhë të njëjtë kohore. Krahas 12 kostelacioneve të njohura, dielli gjithashtu është i lidhur me ofikius për 18 ditë të vitit”, u shpreh një zyrtar i NASA-s.