Aktualitet

“Ndragheta”, SPAK hetim për tenderët që nga 2013-ta.

Published

on

Prokuroria e Posaçme është duke kryer hetime intensive përsa i përket dosjes Ndragheta të mbërritur një javë më parë në institucionin e akuzës.

Burime jo zyrtare nga SPAK, bëjnë me dije për “Abc News” se prokuroria ka kërkuar shkresa nga agjencia e prokurorimit publik, për hetimin e nisur pas përgjimeve në Itali.

Sipas informacioneve SPAK ka kërkuar listën e tenderëve që janë dhënë nga viti 2013 e deri më sot. Mësohet se hetuesit kanë kërkuar informacion mbi tenderët qe përmenden në përgjime.

Ndërkohë siç, raporton gazetarja Glidona Daci, SPAK ka marrë listën e përkthyesve në ministrinë e drejtësisë për të përkthyer në shqip materialet e dosjes së Ndranghetës.

Kujtojmë se pak ditë më parë, SPAK nisi hetimet për përgjimet e bujshme për Ndranghetan ku përmenden disa kontaktet me politikanë të rendësishëm në Shqipëri siç është kryebashkikua Veliaj, një ministër, një zv.ministër, kreu i Policisë së Tiranës, etj.

SPAK njoftoi se procedimi penal është regjistruar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Sipas SPAK, regjistrimi i këtij procedimi penal është bërë mbi bazën e disa artikujve të publikuara në media të ndryshme, në lidhje me hetimet e kryera nga Prokuroria Antimafia e Catanzaros në Republikën e Italisë, të cilat hedhin dyshime në lidhje me përfshirjen e shtetasve shqiptarë dhe të huaj, në aktivitete kriminale në Republikën e Shqipërisë.tpz.al

Exit mobile version