HOROSKOPI

Ne 13 Nentor do te merrni nje dore te mire parashe/ Astrologia Susan Miller paralajmeron kete shenje

Published

on

Dashi

Jeni marrë me shumë përgjegjësi në punë dhe duke qenë se keni punuar tepër, së shpejti do të shihni se e gjithë përpjekja ia ka vlejtur. Shpërblimet që prej dhjetorit të vitit 2017 e deri në ditët e sotme ju kanë lejuar të vërtetoni se jeni duke bërë gjërat e duhura dhe njerëzit e rëndësishëm e kanë vënë re këtë gjë.

Deri në janar të vitit 2021, Saturni, planeti për përgjegjësinë që po ju teston që nga dhjetori 2017, do të largohet nga shtëpia juaj e dhjetë dhe do të keni mundësinë e një promovimi ose oferte pune.

Ndërkohë Marsi, udhëheqësi juaj, nuk do të jetë më në prapavijë këtë muaj. Do ta shihni ndryshimin, sepse ritmi do të rritet dukshëm. Nëse jetoni në një rajon që ka një pikë të nxehtë pandemie, kini durim.

Përpos Marsit, Mërkuri ka qenë gjithashtu në prapavijë që prej 13 tetorit. Mërkuri shkoi në pozicion normal më 3 nëntor. Kjo tregon se gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur. Deri në javën e fundit të dhjetorit, gjërat mund të kthehen nën kontroll.

Hëna e plotë e 31 tetorit do të ndikojë gjatë katër ditëve të para të nëntorit. Një marrëveshje financiare ose situatë mund t’ju shfaqet papritur. Hënat e plota kanë ndikim katër ditë pasi shfaqen, kështu që tregohuni të kujdesshëm.

Hëna e re e 14 nëntorit në Akrep do të sjellë një ambient shumë më të mirë për punët financiare. Ndërkohë që ju keni në plan të aplikoni për një pozicion të ri pune në kompaninë ku jeni të punësuar, diskutimet do të përqëndrohen te përfitimet e kompanisë. Hëna e re do t’ju japë shenjën e parë që shpërblimi juaj do të jetë në përpjestim me përvojën dhe talentin. Bëni bisedat e nevojshme, por mos nënshkruani asnjë marrëveshje zyrtarisht, për shkak të kundërshtimit të Uranit ndaj Mërkurit dhe Diellit gjatë gjysmës së parë të muajit.

Pasi Marsi del nga prapavija më 13 nëntor, jeta do të fillojë të ecë me shpejtësi. Do të jeni në gjendje të bëni plane pa pengesa.

Afërdita rregullon pagën dhe kursimet personale. Paratë do të dalin nga xhepi, por për fat të mirë do të keni mbështetjen e Plutonit, Saturnit dhe Jupiterit. Asgjë nuk mund t’ju mbajë poshtë, i dashur Dash.

Demi

Ndërsa fillon nëntor, mund të mbeteni të habitur nga një zhvillim që përfshin një marrëdhënie të ngushtë, i cili erdhi në Hënën e plotë më 31 tetor, në Dem. Personi që mund të sjellë lajme të papritura mund të jetë një partner biznesi ose bashkëpunëtor i ngushtë, siç është avokati, llogaritari, agjenti, menaxheri, publicisti etj. Ose lajmi mund të ketë lidhje me një partner prej shumë kohësh. Nëse po dilni me dikë dhe jeni në fazat e hershme të marrëdhënies, kjo Hënë e plotë nuk do të ndikojë.

Dielli dhe Hëna e re e 14 nëntorit do të marrin shumë mbështetje nga Jupiteri (fat i mirë), Saturni (jetëgjatësi) dhe Plutoni (përvojat transformuese), por jekziston një problem. Urani iu drejtua drejtpërdrejt Mërkurit, kështu që lajmet e papritura në lidhje me një partner mund t’ju tronditin.

Do të ishte e lehtë të reagonit menjëherë, por përpiquni të dëgjoni, reflektoni dhe flisni më vonë.

Kohët e fundit, njerëzit pranë jush mund të kenë qenë të çuditshëm, kritikë, të paparashikueshëm. Të gjithë, nga çdo shenjë. Pandemia po ndikon shumë, sepse ka shkaktuar ndryshime të mëdha në jetën e të gjithëve. Mundohuni të ruani qetësini.

Gjërat në lidhje me virusin duhet të përmirësohen dukshëm deri për Krishtlindje. 12 janari mund të sjellë një lajm të madh, nëse nuk vjen më shpejt gjithmonë, mbase në fund të dhjetorit. Një njoftim për një vaksinë do të jetë një lajm i madh, por do të duhen muaj që kompanitë e barnave ta shpërndajnë atë te të gjithë.

Gjërat do të përmirësohen gradualisht gjatë muajit. Mërkuri, i cili ka ndikuar shumë që prej tetorit, do të shkojë në pozicion normal më 3 nëntor, kështu që ju mund ta blini atë smartphone-n të cilit i keni vënë syrin.

Një projekt konfidencial me të cilin po merreni do të ecë përpara më shpejt dhe ju do të jeni gati që t’ia tregoni botës. Më 6 janar, Marsi, planeti i energjisë, do të zhvendoset te Demi dhe do të keni më shumë mundësi për të treguar përpjekjet tuaja.

Duket sikur jeni gati të mbyllni një marrëveshje të madhe financiare në eklipsin e Hënës së plotë më 30 nëntor te Binjakët. Do t’i shihni të ardhurat. Një çështje ligjore mund të zgjidhet përfundimisht, ose mund të përfundoni një detyrë të madhe në botime, televizione ose botën dixhitale.

Në të njëjtën kohë me eklipsin, Urani do të kundërshtojë ashpër Afërditën, e cila është planeti juaj udhëheqës dhe aktualisht është përqëndruar te sektori i marrëdhënieve, në biznes ose dashuri. Ndoshta nuk do të bini dakord me njëri-tjetrin. Në këtë eklips hënor, tema do të përqëndrohet te paratë.

Papritmas nuk do të pajtoheni me njëri-tjetrin ose do të zbuloni diçka shqetësuese për bashkëshortin, partnerin tuaj të biznesit ose bashkëpunëtorin. Përsëri, në këtë eklips hënor, tema do të përqendrohet te paratë dhe ka të bëjë me një partner romantik ose biznesi. Flisni për zgjidhet e mundshme.

Ujori

Jeni treguar shumë të kujdesshëm gjatë pandemisë, por dëshira për të lënë shtëpinë sa vjen e rritet. Hëna e Plotë e 1 tetorit do t’ju sjellë një shans për të udhëtuar drejt një vendi tjetër, por mendojeni pasi është ide me risk.

Nëse ju kanë prezantuar një kontratë për të firmosur, tregojani më pari një avokati dhe nëse jeni gati për ta hedhur atë firm, bëjeni shpejt gjatë ditëve të para të tetorit, ndonëse më e mira është të prisni deri në gjysmën e nëntorit. Mërkuri, planeti që mbulon çdo lloj komunikimi dhe çështje ligjore do të jetë në prapavijë deri në 3 nëntor. Nuk është veprim i zgjuar të firmosni marrëveshje gjatë kësaj kohe, prandaj më mirë prisni.

Një pozicion i ri pune mund t’ju prezantohet gjatë nëntorit, prandaj mendoni për referencat që do të paraqisni. Tregohuni të kujdesshëm, pasi ka njerëz që duan t’ju bëjnë të besoni që po ju mbështesin ndërkohë që është e kundërta. Kërkoni këshilla.

Hëna e Re e 16 tetorit do të sjellë një projekt të madh që lidhet me median dhe nëse është kështu përgatituni për sfidë pas skenave. Tregojini botës fytyrën tuaj më të mirë.

Në 16 tetor shumë planete do të jenë në luftë, prandaj qëndroni të fortë. Stresi mund t’ju bëjë ta humbisni energjinë dhe imunitetin për të cilin keni nevojë. Kujtoni që kjo situatë është e përkohshme.

Halloëeen-i sjell surpriza, por jo nga ato që ndoshta ju po prisnit. Vëmendja juaj më e madhe është e drejtuar nga familja dhe shtëpia. Mund të jeni duke ndryshuar vendbanim dhe po kërkoni për një vend shumë larg atij aktualit që t’i përshtatet mundësisë së re për punë.

Nëse keni në plan për të ndryshuar arredimin e shtëpisë, prisni mesin e nëntorit për ta bërë. Një lajm i papritur mund të vijë nga njëri prej prindërve apo një pjesëtar i familjes dhe mund të jetë e nevojshme ndihma juaj. Nëse punoni nga shtëpia për një projekt, do t’ju kërkohet ta bëni sërish në një tjetër formë apo duke përdorur një tjetër metodë. Urani kërkon të jeni të shkathët dhe sigurisht që ju mund ta bëni fare mirë këtë!

Peshqit

Jeni marrë shumë me menaxhimin e parave këto kohë dhe me të drejtë keni ndjerë stresin e përgjegjësive. Prisni një pagesë gjatë Hënës së Plotë në Dash, një pagesë të cilën keni nevojë ta shihni për shkak të shpenzimeve të larta që keni bërë kohët e fundit. Mund të jeni duke investuar në diçka të madhe, ndoshta në një biznes apo pronë.

Nëse keni qenë duke menduar për të prezantuar një produkt të ri, konsumatorët ose klientët mund të jenë paksa konfuzë për ç’ka po lançoni.

Hëna e Re e 16 tetorit do të vijë pak më tensionuese në lidhje me paratë. Fokusi juaj do të jenë financat, prandaj bëni kujdes gjatë prapavijës, deri më 13 nëntor.

Marsi dhe Mërkuri në prapavijë do ta ngadalësojnë paksa progresin tuaj, por mos u shqetësoni. Do të përfitoni nga vonesat prandaj mësoni të mos i sforconi gjërat për të ecur para. Situata do të ndryshojë nga gjysma e nëntorit, ku gjithçka duket se përmirësohet.

Halloëeen-i do të vijë i paqëndrueshëm, madje dhe miqtë tuaj s’do të sillen si normalisht. Në një muaj të mbushur plot me sfida do të mësoni si të përballeni me ndjesi dhe kushte që s’i kishit parë deri më tani.

Sapo Mërkuri kthehet në vijë të drejtë (3 nëntor) dhe Marsi gjithashtu (13 nëntor), do të keni përjetoni një periudhë të lumtur. Ka qenë një vit i vështirë, por ka një ylber në fund të tij. Planifikoni një sezon të lumtur pushimesh, bëni një listë me gjëra që ju kënaqin, por sigurohuni të mos përfshini grumbullime të mëdha njerëzish.

Në 12 tetor, Neptuni dhe Jupiteri janë në harmoni perfekte, shfrytëzojeni për të bërë komunikime që do të rezultojnë me fat. Ky shans, nuk ju vjen më deri në 2022-in. Merruni me ëndrrën tuaj dhe punoni për të sepse pavarësisht vështirësive që sjellin muajt, do t’ju realizohet.

Exit mobile version