Connect with us

Aktualitet

Në kërkim për vrasjen e 28 viteve më parë, kapet në Belgjikë dhe ekstradohet 48-vjeçari. U arratis nga burgu i Lushnjës në ’97

Published

on

Një shtetas shqiptar, i dënuar për një vrasje që ka kryer në vitin 1993, në një lokal në Orikum të Vlorës dhe më pas i arratisur nga burgu i Lushnjes, është arrestuar dhe ekstraduar nga Belgjika në vendin tonë.

“Interpol Tirana me Interpol Bruksel arrestuan në Blegjikë dhe ekstraduan drejt vendit tonë, shtetasin shqiptar Pëllumb Muskaj, 48 vjeç”, tha policia.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Vlorë e ka dënuar me 16 vjet burg, për veprën penale “Vrasja me dashje”.

NGJARJA

Më datë 15.01.1993, në një lokal në Orikum, Vlorë, shtetasi shqiptar Pëllumb Muskaj ka debatuar me shtetasin G. H., pasi ky i fundit akuzohej se i kishte vjedhur një shumë parash shokut të tij, shtetasit S.M.

Shtetasi G. H. ka refuzuar t’ia japë lekët dhe Pëllumb Muskaj e ka qëlluar me kallashnikov, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Më datë 19.01.1993, Pëllumb Muskaj është arrestuar dhe në vitin 1997 është arratisur nga burgu i Lushnjës