Connect with us

Shendeti

Në ‘luftë’ prej ditësh me Covid-19, mjeku: Pipero është nisur në Itali për kurim

Published

on

Mjeku i njohur kardiolog Petrit Vargu ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku tregon se mjeku Pëllumb Pipero është dërguar për kurim në Itali.

Kujtojmë se Pipero u infektua me koronavirus, pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer.

Vargu i ka uruar Piperos shërim të shpejtë, por ka ironizuar kolegët, të cilët deri dje shpreheshin se Covid mund të trajtohej me vitamina dhe suplemente.

Ai ka bërë thirrje që të mos keq informojnë publikun, pasi sëmundja është e rëndë dhe jo të gjithë kanë mundësinë që të kurohen jashtë infektohen.

Postimi i plotë i Vargut:

Profesor Pipero paska shkuar në Itali për kurim? Si ka mundësi? Kjo sëmundje kalon vetëm me disa vitamina, paracetamol dhe suplementë, kuisnin disa mjekë të orientuar siç duhej, që mjekimi i kësaj sëmundjeje të mos rëndonte rimbursimin e sigurimeve shëndetësore.

Mos disinformoni popullin! Kjo është është një sëmundje e panjohur dhe e pabesë. Jo të gjithë i kanë mundësitë të kurohen jashtë, kur gjendja rëndohet. Mesataret e fakultetit mund të fshihen, por protokollet e mjekimit jo. Piperos i uroj shërim të shpejtë! Gazeta shkll