Connect with us

Politike

“Ne presim nga shteti, por kam frikë se s’do ma bëjnë shtëpinë”. Denoncimi i qyetarit

Published

on

Kombinati në Njësinë Administrative nr 6, ishte një nga zonat më të prekura në Tiranë nga të dy tërmetet të shtatorit dhe nëntorit 2019. Që atëherë, tashmë një vit më pas, shumë banorë ende nuk kanë gjetur zgjidhje nga shteti për banesat e tyre.

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ishte në familjen e Nikë Prendit të cilit shtëpia i është shkatërruar plotësisht që në tërmetin e parë, në 21 shtator. Ai ende sot banon në një barakë të cilën e ka ndërtuar me dërrasa që i kanë falur komshinjtë, pasi bashkia nuk i ka dhënë edhe një çadër.

Edhe pse ai bashkë me bashkëshorten janë dy të moshuar të sëmurë dhe me ilaçe, jetojnë jashtë çdo kushti normal. Nikë Prendi thotë se i ka humbur shpresat tek shteti pasi ka 1 vit që endet dyerve të bashkisë por askush nuk i ka ardhur në ndihmë.