Kronikë

Në timon i pirë, prangoset, arrestohet dhe një tjetër drejtues mjetesh

Published

on

Policia Vendore në Durrës, bëri me dije se ka vënë në pranga dy drejtues mjetesh për shekje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit: A. I., 53 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, në gjendje të dehur. A. P., 38 vjeç, banues në Krujë, pasi në fshatin Larushk, Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale N. M., 58 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

Exit mobile version