Connect with us

Lajme

Negociatat për BE në Qershor? Fleckenstein thotë “PO”!

Published

on

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian Knut Fleckenstein konfirmoi sot gjatë një konference për media në Tiranë se PE do të vazhdojë të inkurajojë Këshillin Europian për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.
Sipas raportuesit, nuk ka kushte shtesë për hapjen e këtyre negociatave, përveç pesë prioriteteve tashmë të përcaktuara, duke hedhur poshtë kështu mundësinë që Greqia të shtojë një kusht për çështjen e pronave të minoritetit në Shqipëri.
“Për herë të parë nuk shoh ndonjë kusht shtesë , – tha Fleckenstein i pyetur nga gazetarët për kërcënimin e Greqisë. – Ne gjithnjë kemi folur për zgjedhjet dhe 5 prioritetet kyçe që duhet të zbatohen dhe nuk do të ishte e drejtë të kishte kushte të tjera shtesë për çeljen e negociatave.
Për këtë do të presim edhe raportin e kolegëve tanë italianë, që bëjnë fluturime në Shqipëri dhe do të shohim edhe rezultatin e këtyre fluturimeve.
Është vërtet çështje serioze dhe ajo që duam ne është se duhet punë për të pasur një situatë të mirë në të ardhmen.”
I pyetur a eshtë e vërtetë që Brukseli zyrtar i ka kërkuar Shqipërisë të përmirësojë marrëdhëniet me Greqinë? “Nuk e di në fakt, ne të gjithëve gjithnjë na kërkohet që ti shpejtojmë edhe ti rrisim përpjekjet tona për të pasur marrëdhënie të mira me fqinjët dhe ndoshta ky është dhe rasti me Shqipërinë dhe Greqinë, ndoshta ka ndodhur dhe kjo gjë.”