Connect with us

Aktualitet

Nëna çon në Polici edukatoren në Durrës, djali 3 vjeç u vra në kopshtin ku mësonte

Published

on

Një edukatore 40 vjeçare është proceduar penalisht nga Policia në Durrës, pasi nëna e një fëmije 3 vjeç ka deklaruar se djali i saj është lënduar në këmbë gjatë kohës që mësonte në kopësht.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, u procedua penalisht për veprën penale “Plagosja e lehtë nga pakujdesia”, shtetasja E. K., 40 vjeçe, banuese në Durrës, (edukatore në një kopësht në lagjen nr.14, Durrës), pasi ka bër kallëzim shtetësja Z. Sh., se gjatë kohës që ka qënë në kopësht i është lënduar në këmbë  fëmija i mitur  3 vjeç dhe pas mjekimit në spital është larguar në banesë.”

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.