Eli Fara është një nga femrat më të bukura të showbizz-it shqiptar dhe më të komentuara. Pavarësisht se vitet kalojnë, këngëtarja arrin ta ruajë freskinë e rinisë dhe nuk ka ndryshuar pothuajse fare. Ajo publikoi një foto në Instagram të 31 viteve më parë duke ecur në rrugët e qytetit të Korçës dhe tërheq vëmendjen e kalimtarëve.
“1989! Korçe😊”– shkroi Eli Fara, në përshkrimin e imazhit.
Me foton e saj, kur ishte vetëm 22-vjeçe, mori komplimente të shumta nga ndjekësit dhe kolegët e saj.
Komenti më epik ishte i mikes së këngëtares, Aurela Gaçes: “Çfarë ylli domethënë, nam ♥ Nëpër rrugët e Korçës kur kaloje, kushedi çfarë trazirash shkaktoje 😅 Edhe ta bëra me rimë, fol po deshe.”
“Shihni burrat mbrapa, të 3 sytë nga Eli 😂😂😂😂😂”- shkroi një ndjekëse.
Ndërsa këngëtarja Eneda Tarifa shtoi: “Të keqen sa e bukura 😍😍😍😍♥️♥️♥️♥️”