Connect with us

HOROSKOPI

Nëse partneri yt është Peshore atëherë e ke të vështirë, ja kombinimet më të mira

Published

on

Të lindurit në shenjën e Peshores janë, në përgjithësi, individë që e kanë të vështirë të krijojnë lidhje të qëndrueshme dashurie, shpesh edhe nga frika se mund të lëndojnë dikë.

Shumë Peshore kanë tendencë të kërkojnë gjithçka nga njerëzit me të cilët shoqërohen, por për ta nuk ka asnjëherë receta. Kur është fjala për lidhjet e dashurisë, shenjat me të cilat Peshoret shkojnë më shumë janë ato të ajrit, por po ashtu edhe ato të zjarrit.

Lidhjet më të mira

Ujori:

Ujori dhe Peshorja përshtaten me njëri-tjetrin, sepse janë të dy socialë, pëlqejnë të jenë të rrethuar nga njerëz. Jeta e tyre në çift do të jetë e pasur, e mbushur dhe pasionante. Ata janë të përshtatshëm dhe u pëlqen të ndajnë shumë kohë me njëri-tjetrin. Diplomacia natyrore e Peshores ndihmon për të luftuar kundërvënien natyrore të Ujorit, ndaj e gjejnë gjuhën e përbashkët dhe arrijnë lehtësisht në kompromis.

Binjakët:

Kur bëhet fjalë për pajtueshmërinë e romancave, Binjakët dhe Peshoret përbëjnë një dyshe pothuajse ideale. Këto dy shenja janë të përshtatshme intelektualisht me njëra-tjetrën, krijojnë një miqësi shumë të mirë dhe shkojnë shumë edhe seksualisht. Janë shenja që kanë interesa të përbashkëta, asnjëra nuk është xheloze dhe falin shumë dashuri. Peshorja dhe Binjakët janë shenja pasioni dhe janë të gatshme për të bërë gjithçka për këtë. Është një bashkim harmonik i garantuar që premton jetëgjatësi.

Shigjetari:

Peshorja simpatike dhe Shigjetari i zjarrtë garantojnë se nuk mërziten kurrë me njëri-tjetrin. Peshorja e di se si t’i bëjë gjërat interesante për Shigjetarin që pëlqen aventurat, ndërsa Shigjetari, me dashurinë e fortë dhe zgjuarsinë që e karakterizon, është gjithmonë i aftë t’i ofrojë Peshores atë që dëshiron. Shigjetari karakterizohet nga dëshira për pavarësi, ndërsa Peshorja për një partner të qëndrueshëm dhe të besueshëm – ky bashkim është një partneritet që respekton hapësirat nga të dy palët.

Sa u përket kombinimeve më të këqija me Peshoren dhe që kanë pothuajse gjithmonë konflikte janë Peshqit, Gaforrja dhe Bricjapi.