Aktualitet

“Nëse shfaqet varianti Delta dhe rriten shifrat, ne do…”, vjen paralajmërimi nga Silva Bino

Published

on

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë, Silva Bino ka folur lidhur me variantin “Delta” të Covid-19. Ajo tha për Top Channel se do të rishikohen masat në rast se do të ketë raste me Delta në vend.

 Nëse do të kemi raste me Delta natyrisht që do të ketë rishikim të masave. Nëse do të vërejmë bile edhe rritje të numrave të rasteve apo grumbullimeve natyrisht masat do të rishikohen. Imuniteti natyror nuk është i mjaftueshëm duhet vaksinimi i plotë me të dyja dozat është ai që të mbron nga të gjitha variantet.

Kujtojmë që pak ditë më parë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se ka sinjale se varianti Delta ka mbërritur në Shqipëri.

Exit mobile version