Sociale

“Nëse vini re..”, ISHP mesazh sensibilizues për nxënësit në prag të vitit të ri shkollor

Published

on

Kur dhe pak ditë na ndajnë nga nisja e vitit të ri shkollor, Instituti i Shëndetit Publik këshillon të gjithë nxënësit të mësohen me normalitetin e ri të krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, ISHP i bën thirrje nxënësve të ruajnë distancimin fizik, të lajnë dhe dezinfektojnë duart, të mbajnë maskë dhe dritaret e klasave hapur.

Postimi i plotë:

Normaliteti i Ri
Në shkollë duhet të ruhet distancimi fizik, të lahen dhe dezinfektohen duart, të mbani maskë dhe të ajrosni ambientin duke mbajtur dritaret hapur.
Kujdes
Nëse gjatë qëndrimit në shkollë, vini re tek vetja, simptoma të COVID-19, lajmëroni menjëherë mësuesin kujdestar.

 

Exit mobile version