Nga administratori i “ELBA SHPK” që gjeneron 5 milion dollarë në vit, te Florian Marku që ka 3 farmaci dhe kryetari i PD-së në Tiranë, këta janë të arrestuarit për krime në fushën farmaceutike
Pas një hetimi 10 mujor i Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, ditën e sotme është finalizuar operacioni i koduar “Përfitimi”, ku janë arrestuar 6 persona, të cilët akuzohen se kanë shitur medikamente kontrabandë gjatë periudhës së pandemisë.
Policia ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme medikamentesh të futura kontrabandë dhe një automjet.
Por kush janë të arrestuarit e sotëm?
Bashkim Osmani, 56 vjeç, është administratori i “ELBA SHPK”, një kompani me 43 punonjës dhe që gjeneron më shumë se 5 milion dollarë në vit. Osmani e përdorte depon farmaceutike që ka në pronësi për tregtimin e medikamenteve kontrabandë gjatë peridhës së pandemisë. Gjithashtu ortake në kompaninë “ELBA SHPK” është edhe Elda Tomçini, por kjo e fundit nuk ishte pjesë e të arrestuarve.