Aktualitet

Nga Basha te Berisha dhe Agron Gjekmarkaj, ja renditja e disa prej kandidatëve të PD-së

Published

on

Ndërkohë që vijojnë konsultimet e partive politike, për finalizimin e listave zgjedhore, informacione të reja vijnë nga selia e PD, ku renditja e kandidatëve po vijon të konfirmohet.

Lista e Tiranës do të kryesohet nga Lulzim Basha, ndërsa Sali Berisha do të renditet i pesti në Tiranë.

Burime për TPZ.al, bëjnë me dije se janë konfirmuar emra si, Agron Gjekmarkaj, që do të jetë kandidat për deputet i PD-së i renditur i dyti në qarkun e Lezhës.

Ina Zhupa, do të kandidojë e renditur në vendin e dytë në listën e qarkut tëVlorës.

Jorida Tabaku do të renditet e dyta në listën e qarkut të Tiranës, Grida Duma e teta, ndërsa Belind Këlliçi do të jetë i renditur i dhjeti po në këtë qark.

Shkrimtarja Flutura Açka, pritet të jetë e renditur e dyta në listën e Elbasanit.

Ndërkohë kandidatët e PDIU, që do të renditen në listën e PD-së, janë Shpëtim Idrizi, që do të renditet i teti në Tiranë dhe Mesila Doda e renditur e 11-ta.

Lista e plotë do të publikohet përpara përfundimit të afatit të KQZ-së, pak para mesnate.

Exit mobile version