Connect with us

HOROSKOPI

Nga data 18-24 Tetor do ju jepet 1 mundesi unike/ Astrologu Vincenzo Lagana jep horoskopin javor

Published

on

Dashi

Pas një viti që Jupiteri ka qenë antagonist i shenjës tuaj, duke ndikuar në çdo lloj mënyre për t’ju vënë në provë sidomos në aspektin e ndjenjave, tani ai s’do të ushtrojë më ndikimin negativ. Prandaj, të martën do të ndiheni më të lehtësuar dhe duhet të krijoni lidhje më të ngushta me njerëzit që bëjnë pjesë në të tashmen tuaj. Të mërkurën do të hasni vështirësi në aspektin profesional, ndërsa të premten do të dini të analizoni dhe t’i jepni zgjidhje çdo problemi. Të shtunën, falë ndikimit të Venusit, vëmendja juaj do të zhvendoset në çështjet e zemrës.

Demi

ADVERTISEMENT

Gjatë kësaj jave do t’ju duhet të tregoheni të kujdesshëm për të mos i ndërlikuar më tej punët. Shkak për këtë do të bëhet edhe Jupiteri, të cilin do ta keni kundërshtar gjatë gjithë vitit. Kësisoj do të jeni të detyruar të përballoni ndryshimet me qetësi dhe në bashkëpunim me partnerin. Nuk do t’i keni të lehta marrëdhëniet me kolegët ditën e mërkurë, pasi ata nuk do të kenë shumë dëshirë për t’u angazhuar seriozisht në punë. Por gjithçka do të zgjidhet shumë shpejt dhe të lindurit e shenjës së Demit do të kalojnë një fundjavë të këndshme.
Binjakët
Kjo do të jetë një javë disi e ndërlikuar për të lindurit e shenjës së Binjakëve, por njëkohësisht edhe argëtuese. Nën ndikimin e Mërkurit do të përjetoni emocione të forta, sidomos po të mos tregoheni shumë dyshues dhe me raste dhe posesivë, edhe pse për këtë përgjegjës është Plutoni. Përpiquni të mërkurën të mos humbisni durimin pasi të dëgjoni refuzimin e radhës, gjë që rrezikon t’ju prishë humorin. Të premten, falë shkathtësisë tuaj, do të jeni në gjendje të kapërceni çdo pengesë. Në fundjavë Venusi do të ndikojë pozitivisht në shenjën tuaj.
Gaforrja
Shumë shpejt Jupiteri do të kalojë në shenjën tuaj dhe ndryshimin do ta ndieni ditën e martë kur planeti i madh do t’ju bëhet aleat. Për rrjedhojë do ta keni të lehtë t’u besoni të tjerëve dhe do ta mbani veten me shpresa. Megjithatë, do të përjetoni një moment tensioni si pasojë e mungesës së bashkëpunimit me personat pranë jush. Do të jeni pikërisht ju vetë që do të dini t’u jepni zgjidhje situatave problematike. Fundjava ju rezervon emocione pozitive.
Luani

Gjatë muajve të fundit, falë ndikimit të Saturnit, jeni përqendruar më shumë në pjesën e jashtme të gjërave. Bëhet fjalë për aspektin profesional dhe jetën publike, duke lënë disi pas dore jetën tuaj private. Tani, duke ndier ndikimin e Jupiterit, do ta shfaqni hapur nevojën për privatësi dhe do të përqendroheni më shumë në çështjet që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me ju. Në këtë periudhë marrëdhëniet me të afërmit tuaj do të përmirësohen dhe mund të bëni ndryshime të shumta. Përpiquni që të mos jeni shumë kërkues këto ditë, tregohuni të ëmbël dhe diplomatë njëkohësisht.

Virgjëresha

Marsi dhe Venusi do të jenë planetët, që do t’ju ndihmojnë më shumë në aspektin e ndjenjave gjatë kësaj jave, duke ju krijuar mundësinë që t’i shprehni ato hapur. Falë ndikimit të Mërkurit, do ta përjetoni gjithçka në maksimum. Përpiquni të hënën të mos bëheni pre e mendimeve negative, shpesh të gabuara, sepse do të ishte një fillim jo i mbarë. Falë ndikimit të Jupiterit do të silleni në mënyrë diplomatike, duke pasur bashkëpunimin e personave pranë jush. Të premten gjërat do t’ju ecin mbarë në aspektin profesional, ndërsa të dielën argëtimi do të jetë i shenjtë për ju.
Peshorja
Jupiteri do të largohet nga shenja juaja, duke ju lënë në shoqërinë e Diellit dhe të Mërkurit. Kështu, pas një viti premtimesh pak a shumë të mbajtura, kjo forcë kozmike do të sjellë ndryshime me largimin e vet. Përpiquni që të mos e përjetoni keq zhvendosjen e planetëve nga shenja juaj, sepse për fat ju pret një surprizë e bukur. Venusi, që përbën vërtet një arsye për t’u gëzuar, do të vendoset mes yjeve tuaja pikërisht ditën e shtunë. Është momenti që të gjeni brenda vetes forcën e nevojshme dhe idetë e duhura për të vazhduar përpara, sepse tetori ka për të qenë një muaj i pëlqyeshëm.

Akrepi

Përgatituni të përjetoni një festë të vërtetë, sepse duke filluar nga kjo javë Jupiteri do të kalojë në shenjën tuaj dhe do të qëndrojë aty përgjatë gjithë vitit. Kësisoj do të jeni të lirë të ëndërroni dhe të shpresoni për gjëra pozitive. Bëni durim nëse ditën e mërkurë dikush do të përpiqet t’ju prishë humorin, sepse asgjë nuk krahasohet me energjinë që ju dhuron Jupiteri. Duke filluar nga dita e premte gjërat do të konkretizohen dhe do të mund të gjeni zgjidhje praktike. Kurse në aspektin e ndjenjave mund të hasni disa vështirësi.

Shigjetari

Jupiteri me ndikimin e tij do t’ju bëjë të ndiheni më pak protagonistë të së tashmes. Disi pështjellues do të jetë dhe ndikimi i Mërkurit gjatë kësaj jave, por në ditët në vazhdim, të lindurit e shenjës së Shigjetarit do të tregohen elastikë dhe do të përshtaten me situatat e ndryshme. Mos u shqetësoni për asgjë, sepse do ta përjetoni gjithçka pa ndier lodhje apo tension. Përpiquni të toleroni sjelljen e dyshimtë të dikujt, sepse shumë shpejt gjithçka do të sqarohet. Në fundjavë do të ndiheni mirë në shoqërinë e miqve.
Bricjapi

Përse duhet ta lodhni mendjen për çështjet e ndryshme për të cilat kërkohet ndërhyrja juaj? Më mirë përpiquni që të bëni më pak pyetje dhe lëruani yjeve në dorë që të ndikojnë në mënyrë të tillë që ju të gjeni zgjidhjet e duhura dhe për të marrë përgjigjet që kërkonit. Jupiteri do të kalojë në shenjën tuaj gjatë kësaj jave, kësisoj do të mund të vini në zbatim një projekt dhe do t’ju ngjallen shpresa të reja. Qëndroni larg tensioneve ditën e martë, sepse nga ndikimi i Marsit do t’ju vihet në provë durimi. Të premten përpiquni t’u jepni zgjidhje problemeve me anë të dialogut. Kështu, do të kaloni një javë të qetë.
Ujori

Ndikimi i yjeve nuk është gjithmonë në përshtatje me shijet dhe nevojat tona dhe për rrjedhojë mund edhe të reagojmë keq ndaj këtij diktati. Të martën mund të përjetoni një moment delikat për shkak të dyshimeve të partnerit tuaj. Falë ndikimit të Jupiterit do të ndiheni disi në siklet gjatë ditëve të ardhme. Por për fat, do të jetë Mërkuri që me ndikimin e tij pozitiv do t’ju ndihmojë t’i keni idetë më të qarta. Të shtunën situata do të ndryshojë dhe do të përjetoni emocione pozitive.
Peshqit

Bëni durim nëse dikush nuk do të ketë qëllime të mira në fillim të javës. Këtë javë do të jeni imunë ndaj këtij fenomeni falë pranisë së Jupiterit në shenjën tuaj. Do të keni synime të reja, duke u munduar që t’i provoni kësisoj vetes që mund të jeni ambiciozë nëse është e nevojshme. Kështu, përballë gjithë këtij optimizmi do të zbuten edhe tensionet që do të përjetoni ditën e mërkurë. Pas largimit të Saturnit nga shenja juaj, do të ndieni sërish dëshirën për të qenë protagonistë. Në fundjavë do të përjetoni diçka të bukur në aspektin e ndjenjave.