Lifestyle

“Nga data 18 deri në 20 gusht do…”. Sinoptikania zbulon si do jetë moti

Published

on

Sinoptikania Adiola Bani ka bërë me dije se vendi ynë do të vijojë të mbetet nën pushtimin e ‘valës afrikane’.

Por në zonat e ulëta dhe ato malore herë pas here do të ketë kalime vranësirash të cilat do të rrezikojnë reshje shiu të izoluara dhe të papërfillshme.

Sinoptikania Adiola Bani tha se sa i përket temperaturave të ajrit, edhe kjo javë do të ketë mot të nxehtë në gjithë vendin, pasi vlerat termike ngjiten që në fillim të javës në 37-38 gradë celcius.

“Do të kemi një freskim të përkohshëm nga data 18 deri në datën 20 gusht ku pritet që termometri të zbresë në 35 gradë por sërish fundjava sjell rritje të vlerave termike”, tha sinoptikania Bani.

Exit mobile version