Lajme

Nga deti në palestër, Hygerta Sako shfaq format perfekte: Vajzat duan vetëm…

Published

on

Ish- ‘Miss Albania 1995’ si dhe moderatorja sportive, Hygerta Sako shfaqet në formë shumë të mirë tek një foto që ka publikuar në instagram. Në fakt krahas formave thuajse perfekte që Hygerta shfaq, ajo e ka shoqëruar foton edhe me një mesazh: “Vajzat duan vetëm diell… dhe një kokteil të mirë”, shkruan ajo në anglisht.

Por nga deti, Hygerta është zhvendosur në palestër, ku nuk ka nguruar të bëjë edhe një foto nën kushtet e palestrës.

 

Në një intervistë për “Panorama Plus” disa kohë më parë Hygerta Sako e pyetur se ç’bën ndryshe nga vajzat e thjeshta që jetojnë në një metropol si Tirana, tha: “Çfarë bëj ndryshe? Asgjë. Sepse jam më e thjeshtë sesa edhe këto vajzat e thjeshta që përmendët. Nuk dal club-eve, as lokaleve të Bllokut apo ndonjë zonë tjetër In, preferoj atletet e pantallonat e shkurtra e kafe me mikeshat e mia të ngushta.

 

Nuk shkoj në qendra estetike, as te parukierja, përveçse kur kam emision apo ndonjë rast të veçantë. Nuk e kaloj fundjavën jashtë shtetit, as dal për shopping çdo dy ditë. Kështu që, sikur të më quani edhe mua një nga vajzat e thjeshta të Tiranës, nuk me ngel hatri fare”.

Exit mobile version