Aktualitet

Nga gjoba për celularin te shpejtësia e alkooli, ndryshon Kodi Rrugor/ Masa më të ashpra për drejtuesit e mjeteve

Published

on

Parlamenti ka miratuar ndryshimet e bëra në Kodin Rrugor. Me kodin e ri rrugor ashpërsohen masat për drejtuesit e mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor kryesisht për drejtimin e automjetit pas përdorimit të alkolit, për përdorimin e celularit ose në rast se drejtuesit e mjeteve kanë kryer shkelje të përsëritura.

Midis ndryshimeve në ligj është edhe kolaudimi i automjeteve.Mjetet e reja në 3 vitet e para nuk do të kryejnë kolaudimin, mjetet e përdorura do ta kryejnë atë çdo 2 vjet nga çdo vit që ishte aktualisht, ndërsa taksitë, ambulancat dhe autobusët do të bëjnë kolaudimin një herë në vit, nga çdo 6 muaj që parashikonte ligji aktual.Për herë të parë parashikohet ngritja e një qendre informacioni për identifikimin e drejtuesve të mjeteve, të cilëve u kaluar mbi 30 ditë afati i siguracionit. Gjoba do të jetë nga 100 deri në 400 USD, si dhe detyrimi për t’u pajisur me siguracionin vjetor. Do të ketë ndëshkime të ashpëra edhe për parkimin e gabuar.

Cilido që parkon në mënyrë abuzive 3 herë brenda një viti, përveç gjobës, do t’i hiqen pikë nga leja e drejtimit. Ndërkohë, për shoferët që përdorin celularin gjatë qarkullimit, do të gjobiten nga pesë mijë deri në pesëmbëdhjetë mijë lekë. Në rast përsëritje 3 herë brenda vitit, do t’i hiqet patenta 3 muaj si dhe pikët.Masat do të jenë më të ashpra për të gjithë ata që kapen duke qarkulluar në gjendje të dehur. Në raste të tilla, ligji parashikon gjobë dhe heqje e patentës deri në dy vjet.Ligji parashikon rritje të gjobave edhe për mosvënie të rripit nga shoferi nga 5 mijë deri në 150 mijë lekë si dhe nga 1 mijë deri në 3 mijë lekë në rast se nuk e ka vendosur pasagjeri.

Ashpërsim të masave propozohen edhe për drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë me makina të blinduara, që në rast mospajisje me autorizim gjobiten nga 100 deri në 200 mijë lekë apo edhe konfiskim të mjetit. Kushdo që tejkalon kufijtë minimalë dhe maksimalë të shpejtësisë do të ndëshkohet me gjobë. Ndërhyrje parashikohen edhe në sistemin e pikëzimit të lejeve të drejtimit, pasi me humbjen totale të pikëve, mbajtësit i patentës duhet të ndjekë një kurs pranë autoshkollave të licencuara e më pas t’i nënshtrohet provimit të kualifikimit.

Exit mobile version