Connect with us

Lajme

Nga idhulli i fëmijërisë në televizion te marrëdhënia me futbollistët në jetën private, Einxhel Shkira i ka të qarta idetë

Published

on

Einxhel Shkira është një moderatore e njohur shqiptare, e cila së fundmi ka zbuluar kush ka qenë idhulli i saj në fëmijëri, që e ka inspiruar. Einxhel, përmes një shkrimi në “Instastory”, ka treguar se frymëzimi i saj ka qenë Ambra Angolini, një 14-vjeçare që moderonte emisionin e njohur në Itali, 25 vite më parë, “Non e la Rai”. Ambra në atë kohë u shndërrua në një ikonë për të rinjtë dhe u dha zemër shumë të tjerëve të ndiqnin ëndrrat e tyre. Einxhel shkruan se po të mos kishte parë për Ambran, nuk e di as vetë si do ishte jeta e saj.

“Ambra, idhulli im i parë dhe i fundit në ekran. Kur e pashë për herë të parë isha shumë e vogël, por e kuptova se kush dua të jem dhe çfarë doja të bëhesha kur të rritesha. Që nga ajo ditë doja të isha si Ambra, jo të imitoja atë, por të inspiroja njerëz dhe vajza të tjera të ëndërrojnë, që ashtu si unë, një njeri i vetëm, bëri që sot të jem këtu ku jam, të bëj këtë që bëj e të jem kjo që jam”, ka shkruar Einxhel ndër të tjera.

Prezantuesja e një emisioni sportiv, Einxhel Shkira i shpreh gjithmonë hapur mendimet e saj. Së fundi, ajo deklaroi se pas “fiksimit” të saj për futbollistët, tani tërhiqet më tepër nga meshkujt policë. Në një intervistë me “Shqipëria live”, e pyetur se cilat profesione kanë meshkujt më simpatikë, tha: “Ua, po ke plot djem simpatikë mo, në botën e muzikës ka simpatikë, në bankë ke, policë ka simpatikë”. Cili sektor të rezulton me më simpatikët?, ishte pyetja e radhës, së cilës iu përgjigj:“Së fundmi kam parë shumë policë simpatikë nëpër qytet, djem të rinj dhe më pëlqen ky trend që kemi ikur pak nga ajo gjenerata e xhaxhi policit”, tha Shkira. “Mua më pëlqen sporti, më pëlqejnë njerëzit sportivë, si unë e cdo femër tjetër. Të rralla janë femrat që pëlqejnë meshkujt me bark të madh, por që një mashkull me fizik të mirë është i pëlqyeshëm për çdo femër”. “E mendova që nuk duhet të kishim ndenjur ballë për ballë se mos bënim masë bashkë”, iu drejtua moderatorit në studio, ndërsa Erjona Rusi i tha: “Shiko, më duket se ti bën masë me futbollistët, jo me moderatorët”. Einxhel iu përgjigj: “Unë me futbollistët jo, por nëse janë futbollistët ata që shkojnë pas vajzave të bukura.. Po ta llogarisësh raportin, besoj një vajzë të bukur e ngacmon një ekip i tërë, kurse një vajzë nuk besoj se ngacmon gjithë ekipin”. Kujtojmë që bukuroshja ka pasur një marrëdhënie të veçantë me botën e futbollit, ku në të shkuarën nuk kanë munguar romancat e saj me futbollistë. Pas lidhjes me lojtarin e kombëtares, Bekim Balaj, modelja u bë protagoniste e një historie dashurie “virtuale” me mesfushorin e Juventusit, Emre Xhan. Ajo e shprehu hapur pëlqimin e saj për lojtarin me origjinë turke, duke i kushtuar postime të shumta në “Instagram”.