Aktualitet

Nga nesër do të lehtësohen masat antiCovid/ Rama: Jemi në një situatë optimale

Published

on

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ditën e sotme se nga nesër nisin masat e reja lehtësuese sa i përket luftës me pandeminë e COVID-19. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Rama është shprehur se tashmë jemi në fund të tunelit, teksa gjatë fjalës së tij nuk tregoi se cilat, konkretisht do të ishin masat e reja.

“Ajo që unë mund të shtoj është se jemi në një situatë optimale në raport me strategjinë dhe planin e veprimit, por është shumë-shumë e rëndësishme që të mos harrojmë se sidoqoftë nuk kemi parashikueshmëri të plotë me rrugën drejt daljes së plotë nga ky tunel dhe për këtë arsye duhet të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm. Nesër komiteti do dalë me plan të ri, me lehtësim të mëtejshëm të masave dhe ambicia jonë për një sezon më të lirë turistik”, deklaroi Rama.

Një gjë të tillë e ka deklaruar edhe ditën e djeshme ministrja e Shëndetësisisë Manastirliu nga spitali i Elbasanit.

Exit mobile version