Connect with us

HOROSKOPI

Nga Peshorja tek Peshqit, cilët janë armiqtë e horoskopit që nuk doni t’u shihni bojën

Published

on

Secili prej nesh ka një person të cilin nuk e honeps dot pavarësisht se çfarë bën ai. Vetëm prania e tij të bën të ndihesh i acaruar dhe i bezdisur pa masë. Për të shmangur fërkimet me këta persona na vjen në ndihmë horoskopi. Duke njohur se cila është ajo shenjë me të cilën nuk shkojmë asnjëherë, do të kemi mundësinë të tregohemi më të rezervuar në raport me të. Sipas horoskopit “armiku” më i keq i gjashtë shenjave të dyta të horoskopit është:

Peshorja ka Ujorin – Peshorja dhe Ujori janë dy shenja të papajtueshme dhe arsyeja është shumë e thjeshtë: e para do të jetë e lavdëruar gjatë gjithë kohës, ndërsa tjetra i urren sentimentalizmat e kota. Sigurisht, ekzistojnë përjashtime, por Peshoret duan dikë pranë tyre që nuk është i ftohtë dhe i shkëputur si Ujori.

Akrepi ka Peshoren – Për Akrepin nuk ka armik më të keq se Peshorja. Është sikur pas asaj pamjes së saj të shkëlqyer duket se gjithmonë ka diçka për të fshehur dhe kur Akrepi ndeshet me njerëz të pandershëm dhe të rremë i bënë ata të vuajnë.

Shigjetari ka Demin – Në qoftë se nga njëra anë Shigjetari është dinamik, komunikativ dhe ekstrovert, Demi është rigoroz dhe racional, dy karakteristika që konsiderohen absolutisht të mërzitshme nga shenja e parë. Shigjetari ndjek gjithçka që e emocionon dhe është e qartë pse ai nuk mund ta dojë një të shenjës së Demit.

Bricjapi ka Peshqit – Bricjapi është një shenjë pragmatike dhe racionale, e cila preferon të veprojë në vend që të harxhojë orë të tëra duke menduar. Prandaj është e pashmangshme që ai e sheh idealizmin e Peshqve si një dobësi. Sipas këndvështrimit të tij, mënyra e tyre e të bërit është absolutisht e gabuar.

Ujori ka Luanin – Ujori urren njerëzit që besojnë se kanë gjithmonë të drejtë, një veçori e pranishme në të gjithë ata që janë lindur nën shenjën e Luanit. Ai beson se ata mbivlerësohen, por e vërteta është se ata janë dy personalitete dominuese që nuk mund të takohen.

Peshqit kanë Dashin – Peshqit dhe Dashi janë dy shenja të papajtueshme. Peshqit duan të jetojnë në relaks të plotë, duke bërë udhëtime mendore të pabesueshme ulur në mënyrë të qetë në divan, ndërsa Dashi është më dinamik dhe agresiv. Personalitetet e tyre praktikisht të kundërta nuk do të arrijnë kurrë të bashkohen.