Lajme

Nga Pogradeci, Korça e Vlora, OFL kërkon deklarimin e pasurisë për tre të dënuar

Published

on

Edhe sot Operacioni Forca e Ligjit, mësohet se ka janë nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, disa personave. OFL u ka kërkuar të vetëdeklarojnë pasuritë tre shtetasve nga Pogradeci, Korça dhe Vlora, të dënuar për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i plotë:

OFL kërkon vetëdeklarimi nga shtetasit:

  1. H., banues në Korçë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;
  2. M., banues në Pogradec, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim;
  3. Gj., banues në Vorë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

 

Exit mobile version