Connect with us

HOROSKOPI

Nga qarja me shoqet deri tek blloku në rrjete sociale, si reagojnë shenjat e horoskopit pas një ndarjeje

Published

on

Sigurisht që gjithësecili prej jush do të donte që lidhja e tij të dashurisë të zgjaste sa më shumë në kohë dhe të kishte një fund të lumtur, mirëpo jo gjithmonë gjërat shkojnë ashtu si do të donit dhe shpeshherë zgjidhja e vetme është ndarja. Mirëpo e keni pyetur ndonjëherë veten se si reagojnë shenjat e horoskopit kur një historie dashurie merr fund?

Dashi: Edhe pse në pamje të parë duket një shenjë e ftohtë që nuk ndikohet nga ndjeshmëria e situatave të caktuara, Dashi është një romantik i lindur i cili bën të pamundurën që lidhja e tij të zgjasë sa më gjatë. Sigurisht që jo gjithmonë gjërat shkojnë ashtu si doni, kështu që duhet edhe të pranoni fundin e një historie. Megjithatë ndarjen e vuan më shumë partneri juaj pasi vetëm kur ju humbet kupton rëndësinë që kishit për të. Jeni nga ai lloj ISH-i që nuk harrohet lehtë.

Demi: Nëse mendoni se pas një ndarjeje Demi izolohet në shtëpi për ditë të tëra, fshin çdo llogari në rrjete sociale dhe papritmas telefoni i tij,saj nuk është më i disponueshëm gaboheni. Me shumë gjasa do të jetë duke bërë shopping me shoqet ose duke punuar për një projekt të ri. Di t’i fshehë shumë mirë plagët që lë fundi i një marrëdhënieje, pra nuk është se nuk e vuan, thjesht zgjedh ta mbajë përbrenda dhe të ecë përpara. Kur gjërat nuk shkojnë mirë në dashuri, të paktën të shkojnë në punë.

Binjakët: Binjakët janë më së miri sinonim i shprehjes ‘’tërhiq e mos e këput”. Edhe pse janë të ndërgjegjshëm që lidhjes së tyre i ka ardhur fundi, e kanë të vështirë ta pranojnë këtë gjë dhe shpeshherë zgjedhin të luajnë rolin e mikut, mikeshës me ish-partnerin/partneren me shpresën se mos gjërat do të përmirësohen në të ardhmen. Vështirësia e tyre për të bërë shkëputjen përfundimtare mund të kthehet në një ferr të vërtetë për Ish-in tuaj. Mjerë ai apo ajo!

Gaforrja: Sa herë e keni gjetur veten duke i shkruar një mesazh të gjatë sa një çarçaf ish-it tuaj, pambarimisht apo jo? Gjithçka nis me momentet tuaja më të bukura, kujtimet e ndara së bashku, kurse andej nga fundi kaloni tek fyerjet dhe kërcënimet. Pooor…! Asgjë, shumë shpejt e fshini dhe kuptoni që mënyra më e mirë për t’u përballur me një Ish është duke e injoruar atë. Por, kjo nuk ju pengon që të kontrolloni Facebook-un e tij, fotot ku i kanë bërë tag apo të shikoni një për një të fytyrat e të gjithë atyre që i kanë dhënë ‘’like’’ në postimet e tij të fundit derisa lodhesni dhe i jepni bllok.

Luani: Ish i dashuri i kujt?! Nuk është aspak habi që në takimet e gjata mes mikeshash, kur flitet që nga depilimi i këmbëve e deri tek dënesa kolektive për dashuritë e humbura, të mos kujtoni më emrin e të dashurit. Arsyeja është shumë e thjeshtë, në momentin që një lidhje merr fund, ai person pushon së ekzistuari për ju. Thellë brenda vetes nuk e keni fshirë akoma nga kujtimet dhe përjetimet dhe duhet pak kohë që ta bëni këtë gjë, por sa më të pak të mendoni e flisni për të, aq më mirë është.

Virgjëresha: ‘’Përse? Pse mua? Oh Zot, çfarë kam bërë për ta merituar gjithë këtë?’’, sa nga ju Virgjëresha nuk ia ka bërë të paktën 100 herë në ditë vetes pyetje të tilla? Fundi i një marrëdhënieje mund të shndërrohet në një makth për Virgjëreshën,e cila vazhdon të torturojë veten lart e poshtë duke kërkuar shpjegime. Natyra e saj detajiste bën që shpeshherë të kapet pas çdo indikacioni për të kuptuar pse gjërat arritën në këtë pikë.

Peshorja: Për Peshoren është shumë e vështirë që t’i japë fund një marrëdhënieje, aq më tepër pasi ka falur gjithë vëmendjen, dashurinë dhe përkushtimin e saj. Kjo është edhe arsyeja pse përpiqet që ta vonojë sa më shumë vendimin e ndarjes me shpresën se gjërat do të përmirësohen në të ardhmen. Në të vërtetë ky është edhe gabimi i saj më i madh pasi në këtë mënyrë vetëm sa lëndon veten.

Akrepi: Nuk dimë nga t’ia nisim. Së pari, të gjithë të lindurit nën shenjën e Akrepit duhet të dinë q ëish-at tuaj kanë frikë nga ju. Doni të dini përse-në? Shumë e thjeshtë, ju jeni aq moskokëçarës që as e çoni në mend të derdhni qoftë një pikë lot për ata që ju kanë humbur. Nga jashtë jepni idenë sikur jeni të fortë dhe të papërshkueshëm nga emocionet, mirëpo me kalimin e kohës do të mësoni se duhet të shprehni emocionet dhe jo t’i mbyllni ato.

Shigjetari: Shigjetari është i ngjashëm paksa me Peshoren përsa i përket pritshmërive se si duhet të rrjedhë një marrëdhënie. Por, në ndryshim nga shenja pararendëse Shigjetari vazhdon të shpresojë deri në momentin e fundit se gjërat mund të përmirësohen. E përjeton shumë keq fundin e një lidhjeje, edhe pse nuk në fillimet e saj nuk përfshihet aq seriozisht në të. Jeni një Ish që nuk do të donte ta gjente kurrë veten në këtë lloj situate.

Bricjapi: Në ndryshim nga shumë prej shenjave të tjera, për Bricjapin ideja e të qenit sërish single nuk është aspak torturuese sa mund të duket në pamje të parë. Sigurisht që doni që lidhja juaj të zgjasë sa më gjatë dhe e shijoni atë në të gjitha etapat e saj, mirëpo kur mbaron thjesht pranoni fatin tuaj. Të qenët të organizuar ju ndihmon që të keni të qartë në mendje se ç’duhet të bëni.

Ujori: E dimë tanimë që për Ujorin pavarësia është më e rëndësishme se gjithçka tjetër, kështu që fundi i një lidhjeje është njëlloj rikthimi në atë që doni më shumë: HAPËSIRËN tuaj, mirëpo kur hyjnë në mes ndjenjat gjërat ndryshojnë. E ndjeni shumë mungesën e partnerit, partneres dhe kjo mungesë ju kupton të zbuloni sa shumë e keni dashur atë.

Peshqit: Për Peshqit, shenjën më romantike dhe emocionale të horoskopit, fundi i një lidhjeje është ajo që do të donit ta shmangnit. Filloni të torturoni veten me pyetje, dyshime mbi veten dhe marrëdhënien tuaj.