Uncategorized

Nga raketat ruse te deti, NATO: Kemi dallime serioze me Turqinë për disa çështje

Published

on

Ne të gjithë e dimë se ka dallime serioze për disa çështje, nga Mesdheu Lindor, vendimi turk për të blerë “S-400” ruse, ose në lidhje me të drejtat demokratike në Turqi” tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.

Ne jemi një aleancë me 30 aleatë të ndryshëm” tha ai duke shtuar se “NATO ofron një platformë të rëndësishme për diskutimin e këtyre çështjeve dhe për diskutime serioze mbi shqetësime të ndryshme: nga Mesdheu Lindor te shumë çështje të tjera“.

Për më tepër, Stoltenberg theksoi se roli i NATO-s është të bëjë gjithçka mundet për të ulur tensionet “Ne kemi krijuar atë që quhet një mekanizëm parandalues ​​midis Greqisë dhe Turqisë. Tani shohim se kemi ndihmuar në hapjen e rrugës për bisedime midis Greqisë dhe Turqisë“.

Në të njëjtën kohë, ai theksoi se NATO dhe BE bashkëpunojnë me Turqinë për shumë çështje të ndryshme përfshirë çështjen e emigracionit. “Anijet e NATO-s janë të pranishme në Egje duke ndihmuar në zbatimin e marrëveshjes midis BE dhe Turqisë” përfundoi Stoltenberg.

Exit mobile version