Connect with us

Aktualitet

Nga sot Franca mbyll kufijtë me vendet jashtë BE-së, kontrolle të ashpra të ndalim-qarkullimit

Published

on

Një javë me radhë anëtarët e qeverisë franceze i përgatitën qytetarët për masa më të ashpra kundër Coronës. Tani kryeministri, Jean Castex pas një takimi bëri të ditur rezultate të ndryshme nga ato që prisnin vëzhguesit. Qeveria franceze nuk e izolon vendin si në pranverën e kaluar dhe vjeshtë në një lockdoën të gjerë, por „ne mund t’i japim një shans vetes për të penguar atë”, tha kryeministri Castex. Për të arritur qëllimin, qendrat e blerjes në Gjermani me një sipërfaqe me të paktën 20.000 metra katrorë do të mbyllen nga e diela. Përjashtime bëjnë supermarketet. Përveç kësaj do të forcohet puna nga shtëpia. Kurse policia dhe xhandarmëria do të kontrollojnë rregullat e ndalimqarkullimit nga ora 18:00.

Masa tjetër: Mbyllja e kufijve. Franca si pasojë e përhapjes së mutacioneve të virusit do të ndalojë udhëtimet nga vendet jashtë Bashkimit Europian nga e diela. Për udhëtarët nga vendet e BE, Franca kërkon një test negativ PCR. Rreth 2000 nga 20000 raste infektimesh në ditë në Francë lidhen me variantin e ri të virusit. Ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran që të enjten i kishte përgatitur francezët për ashpërsim masash. “Nuk jemi në një valë të dytë, por infektimet janë të larta”, tha ai.

Sistemi shëndetësor nën presion

Christopher Schlier punon si mjek i reanimacionit në spitalin e qytetit Colmar. Ka një vit që trajtimi i pacientëve me Covid përcakton ditën e tij. Vendimin për reduktimin e mëtejshëm të kontakteve ai e përshëndet. “Nëse nuk duhet lejuar që sistemi shëndetësor të pësojë kolaps të plotë atëherë kjo është e nevojshme.” Vërtet janë rritur kapacitetet e trajtimit intensiv, por megjithatë ofrimi i trajtimit shëndetësor është i kufizuar. „Shtëpitë e kujdesit për të moshuarit janë në atë pikë që nuk përpiqen më të sjellin në spital pacientët me COVID”, thotë Schlier.

Virusi nuk përhapet vetëm në shtëpitë e kujdesit. Në stacione të caktuara spitalesh në Colmar 100% e personelit mjekësor kanë kaluar infektimin. Megjithë masat higjienike, edhë të sëmurët infektohen. „Këtu vijnë pacientë me test negativ Corone dhe pas tre ose katër ditësh edhe ata sëmuren.”

Edhe pse Christopher Schlier nuk dyshon në nevojën e masave të tilla të ashpra, mjeku i shkolluar në Gjermani paralajmëron edhe nga pasojat sociale. Ndalimi akual i qarkullimit në Francë e ka rritur ndjeshëm agresivitetin në rrugë. Ai i sheh të mundura trazirat si në Holandë edhe në vendin e tij. “Shoh diçka dramatike, dhe kjo është lodhja e popullsisë, që thotë: Pse na i detyrojnë këto massa? Kjo nuk sjell gjë. Nuk e kuptojmë këtë më.”

Edhe vëzhguesit e shpjegojnë vendimin e qeverisë franceze kundër një mbylljeje të plotë edhe me shqetësimin për një lëvizje protestash dhe pasojat për ekonominë. Pasojat në ekonomi shteti francez nuk mund t’i kompensojë aq mirë sa fqinji i fuqishëm, Gjermania.

E paqartë mbetet, nëse qeveria planifikon kufizime edhe në arsim. Më 6 shkurt në Francë fillojnë pushimet e dimrit, që sipas zonave zgjasin deri në 8 mars. Tani diskutohet që në të gjithë vendin shkollat të dërgohen në pushime të zgjatura për të ulur numrin e infektimeve. Ndryshe nga Gjermania, në Francë ka një ujdi të gjerë, se shkollat duhet të mbeten jashtë masave ashpërsuese kundër virusit. Përvoja e lockdoënit të parë ishte dramatike. Sindikatat e mësuesve njoftuan për një numër të madh fëmijësh, ku mësuesit nuk kishin kontakt për muaj me radhë. /DW/