Aktualitet

Ngacmoi seksualisht të miturën, arrestohet 32-vjeçari në Durrës

Published

on

Një 32-vjeçar nga Durrës ka rënë në prangat e policisë, pasi kishte ngacmuar seksualisht një të mitur.

Policia njofton se arrestimi i tij u bë në flagrancë, teksa nuk jep shumë detaje për ngjarjen.

Hetimet mbi rastin vijojnë dhe nuk dihet nëse ka qenë e mitura që ka denoncuar rastin, apo familjarë të saj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 32 vjeç, banues në fshatin Perlat, Durrës, pasi ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.

Exit mobile version