Bota

Ngatërruan alkoolin me antifrizën, 11 ushtarë përfundojnë me urgjencë në spital, 2 në gjendje të rëndë

Published

on

Festa në një bazë ushtarake në Teksas mund të përfundojë në tragjedi.

11 persona, dy prej të cilëve në gjendje kritike kanë përfunduar në spital pasi janë helmuar me antifrizë, duke menduar se është pije alkoolike.

Konsumimi i alkoolit është i ndaluar për ushtarët që janë në detyrë dhe nuk dihet se me çfarë sanksionesh pritet të përballen ushtarët për shkak të “konsumimit të alkoolit në detyrë”.

Në mesin e të helmuarve ishin një polic ushtarak, dy nën-oficerë dhe tetë pjesëtarë të ushtrisë.  Ushtria amerikane nuk ka zbuluar emrat e tyre

Exit mobile version