Connect with us

Aktualitet

Ngjarje e rëndë/ 21-vjeçari vetëvaret në pemë

Published

on

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mbrëmje në fshatin Baldushk të Tiranës.

Një i ri, 21 vjeç është gjetur pa shenja jete, i vetëvarur në një pemë.

Policia shprehet se në trupin e tij nuk janë gjetur shenja të tjera, përpos ato të vetëvarjes.

Njoftimi i policisë:

Me datë 20.02.2021, në fshatin Kakunjë, Njësia Administrative Baldushk, dyshohet se është vetëvarur në një pemë shtetasi R. K., 21 vjeç.

Nga këqyrja paraprake në trupin e pajetë nuk vërehen shenja dhune përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.