
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Spitalin Shefqet Ndroqi në Tiranë.
Një 27 vjeçare, e identifikuar si Ariola Sakollari, nga qyteti i Beratit, ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit.
Mësohet se 27 vjeçarja nuk kishte sëmundje shoqëruese.
Sakollari u prek nga koronavirusi rreth tre javë më parë dhe po merrte trajtim në Spitalin “Shefqet Ndroqi”, por gjendja e saj është përkeqësuar dhe ajo ka qëndruar në intubim, por pa mundur të mbijetojë.