Aktualitet

Nis ‘beteja’ zgjedhore për Beratin, hapen 6 nga 24 kutitë e para të votimit, KAS refuzon të japë listën e zgjedhësve tek subjektet politike: Ka të dhëna kofidenciale

Published

on

Ka nisur mbledhja e KAS per shqyrtimin e kutive të materialeve zgjedhore për qarkun e Beratit. Janë gjithsej 24 kuti materialesh zgjedhore të këtij qarkun të cilat pritet të hapen nga ana e KAS, për të bërë verifikimet e nevojshme.

LSI ka ngritur pretendime se mungojnë raportet e pajisjes PEI në disa kuti, ndërsa në disa të tjera këto raporte janë ngatërruar qëllimisht.

Pretendimi i LSI është kundershtuar nga anëtarët e komisionit të KAS.

Pritet që anëtarët e KAS të bëjnë verifimimin dhe shqyrtimin e dokumentacionit të këtyre qenrave votimi:

QV 3446, QV 3431, QV 3445, QV 3318, QV 3275, QV 3270, QV 3287, QV 3307, QV 3472, QV 3473, QV 3482, QV 3325, QV 3456, QV 3440, QV 3330, QV 3441, QV 3433, QV 3328, QV 3429/1, QV 3518, QV 351, QV 3501, QV 3416

Aktualisht janë hapur 6 kuti votimi, ndërkohë që KAS ka refuzuar të japë listën e zgjedhësve për shqyrtim përfaqsuesve të subjekteve politike me pretendimin se ka të dhëna konfindenciale të votuesve.

Exit mobile version