Aktualitet

Nishani fut PD-në në skaner: Ku gaboi Basha dhe si mund të rikthehet e djathta në pushtet

Published

on

Ish-presidenti Bujar Nishani, i cili tashmë mban postin e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike ka bërë sot një analizë të djathtës në Shqipëri dhe shanset e saj për të ardhur sërish në pushtet.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Nishani ka tha se e djathta në Shqipëri ka qenë shumë herë në pushtet dhe kujtoi vitin 2005 kur PD, në atë kohë e drejtuar nga Sali Berisha, arriti që të fitonte bindshëm.

Ndryshimi i madh që u bë në vitin 2005, erdhi pikërisht për këtë që ofroi personalitete, po ashtu unifikoi idenë. Ishte etje për opinionin publik që kishte të bënte me luftën kundër korrupsionin”, u shpreh Nishani.

Më tej ai tha se sot opozita ka një problem shumë të madh, pasi sipas tij nuk ka arritur që të fitojë besimin e shumicës së shqiptarëve.

Ky është një problem i madh, pasi nuk ke arritur që të fitosh besimin e shumicës së shqiptarëve. Çështja e mungesës së besimit të publikut është një problem që ekziston”, tha ish-presidenti.

Më tej ai ka treguar se si e djathta mund të kthehet sërish në pushtet.

PD dhe aleatët e saj kanë pasur problemin më të madh se nuk kanë depërtuar tek pjesa e heshtur e publikut. Mua nuk më intereson fare se çfarë mendon Rama, ai e bën në interes të synimit politik të tij.

Mua më intereson që e djathta, duke bërë dhe analizën, të kalojë në atë që është një spektër. Në këtë spektër duhet të përfshirë programet, idetë dhe interesat e pjesës së popullsisë që është sot më aktive”, shtoi ai.

Exit mobile version