Aktualitet

Nisin emocionet e para të Eurovision-it, Anxhela Peristeri merr vëmendjen me paraqitjen

Published

on

Anxhela Peristeri pritet të ngjitet në skenën e Eurovisionit më 20 Maj.

Këngëtarja, e cila do të interpretojë hitin “Karma”, ka udhëtuar prej disa ditësh drejt Roterdamit për përgatitjet e fundit për netët finale të festivalit.

Nëpërmjet një postimi, Anxhela ka treguar se ka shkëlqyer me paraqitjen e saj në tapetin e kuq.

Këngëtarja shfaqet me një fustan të ngushtë të kuq, të punuar nga Valdrin Sahiti, me të cilin është shprehur se është ndier si një mbretëreshë.

Peristeri mori vëmendje të madhe dhe gjatë provave. Këngëtarja zbuloi gjithashtu pak nga veshja që do të ketë gjatë performancës.

Më parë, ajo ka treguar se i ka kushtuar një rëndësi të madhe veshjesh, me të cilën ka punuar për më shumë se dy muaj.

Exit mobile version