Aktualitet

Një arkë peshk për punësim në ministri, Voda kërkon lirinë: Nuk përbëj asnjë rrezik

Published

on

Ish-zv/Ministrja e Brendshme, Rovena Voda ka ankimuar masën e sigurisë arrest shtëpie të Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit.

Voda kërkon që të hiqet masa e sigurisë me argumentin se nuk ka asnjë rrezik për të prishur provat apo për t’u larguar. Voda akuzohet për ndikim të paligjshëm.

Nga hetimet dhe përgjimet e SPAK rezultoi se Rovena Voda kishte marrë një mijë euro, një telefon dhe një arkë me peshk nga Florida Beu dhe Majlinda Hasani duke u premtuar në këmbim një vend pune në shtet.

Por edhe pse Florida Beu aplikoi në disa vende në ministri nuk arriti që të fitonte.

Ish-zyrtarja e lartë e Ministrisë së Brendshme u zbulua nga SPAK gjatë hetimit për prokurorin e Kukësit, Edmond Karriqi.

Florinda Beu është motra e Emirjan Beut, i cili është arrestuar për rastin e korrupsionit të prokurorit.

Exit mobile version