Connect with us

Kronikë

Një e mbytur dhe një vetëplagosje, dy ngjarje të rënda, brenda 24 orësh në Kavajë

Published

on

Dy ngjarje, të rënda me një viktimë dhe një të plagosur kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në qytetin e Kavajës. Policia e Durrësit njoftoi sot  se një 60-vjeçare është mbytur në det mëngjesin e sotëm.Ngjarja ka ndodhur te Shkëmbi i Kavajës, teksa shtetasja nga Elbasanit është futur për t’u larë në plazh. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë Vendore të Durrësit më datë 25.08.2020, rreth orës 09:45, në lagjen nr.13, Shkëmbi i Kavajës, shtetësja K.K.,60 vjeçe, banuese në Elbasan, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes. Ndërsa po në Kavajë, mbrëmjen e djeshme, një ngjarje e rëndë, i ka vënë në rrezik jetën një vajze të re. Një 20-vjeçare është dyshohet se është vetëplagosur në Kavajë. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, në fshatin Mengaj. Sipas burimeve zyrtare të policisë shtetasja B.K., 20 vjeçe, në gjendje depresive dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri. E reja është dërguar menjëherë në spitalin e Durrësit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.