Connect with us

Astrologji

Një e paritur do të ju HUTOJË kujdes…..Horoskopi i ditës, e hënë, 26 gusht 2024/ Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Published

on

DASHI

Një fazë shumë e frytshme vazhdon për shenjën tuaj. Sipas horoskopit të nesërm të Paolo Fox-it, Dashi nuk dorëzohet kurrë me shpirtin e tij luftëtar dhe as nuk është nevoja ta shtyni të veprojë dhe atëherë ky qiell ju siguron që horoskopi i shtatorit do të jetë i suksesshëm.

DEMI

Hëna është në hapësirën tuaj zodiake. Mundohuni të harroni se kush ju lëndoi: midis shkurtit dhe korrikut shumë vendas të shenjës e kuptuan se kishin pasur marrëdhënie me njerëz mosmirënjohës. Tani kujdesuni për profesionin dhe, aq më tepër, për paratë.

BINJAKËT

Kjo ditë do të jetë e dobishme për të filluar të mendoni se çfarë duhet të bëni në javën e re: ka pasur momente tensioni dhe lodhjeje të madhe. Sipas horoskoit ka pasur disa Binjakë që, duke shkuar kundër mënyrës së të qenurit, ata qëndruan në vend dhe mbetën të mbërthyer. Ka edhe nga ata që pyesin veten nëse është koha për të ndryshuar jetën e tyre.

Gaforrja

Do të ketë një qiell emocionues dhe nëse ka “armiq” mund t’i mposhtni lehtësisht duke luftuar. Marrëdhëniet romantike duhet të mbahen në konsideratë të lartë ndërsa i afrohemi shtatorit.

LUANI

Në këto ditë mund të rimerrni një ide të lindur në të kaluarën dhe nuk mund të gaboni, sepse me shpikshmërinë tuaj mund ta rinovoni dhe përmirësoni atë, në funksion të shtatorit. Hëna do të jetë po aq disonante sa sot, në të cilën kishte pak nervozizëm, por pasnesër do të ketë rikuperim.

VIRGJËRESHA

Ju jeni një shenjë shumë kritike dhe kalimi i Diellit vetëm sa mund të përmirësojë ekzistencën tuaj: ju gjithashtu mund të dëshironi ta ndryshoni atë dhe të bëni gjëra të ndryshme në krahasim me atë që keni bërë deri tani.

PESHORJA

Bga data 29 Afërdita do të jetë në shenjë dhe ky qiell flet për ndjenjat dhe kërkimin e dashurisë dhe planeti është si një far që ndriçon edhe marrëdhëniet që nuk kanë funksionuar. Kjo është arsyeja pse ju do të vendosni nëse do të vazhdoni apo jo në një lidhje.

AKREPI

Kur jeni të zemëruar, është më mirë të rrini vetëm, sepse në vazhdën e inatit mund të thoni edhe gjëra që nuk i keni ndër mend, ndaj bëni kujdes nesër të mos bëni gjëra për të cilat mund të pendoheni.

SHIGJETARI

Qielli përmirësohet dhe dashuria dhe puna bëhen sërish protagoniste. Ju po sfidoni plotësisht veten dhe keni pranuar një projekt shumë të vështirë për të çuar përpara për vjeshtën.

BRICJAPI

Shtatori do të jetë një muaj i ngarkuar për punë me shumë sukses. Çiftet që e duan njëri-tjetrin do të jenë në gjendje të rinovojnë marrëdhënien e tyre. Kujdes vetëm me Dashin dhe Peshoren, sepse janë shenja që shpesh ju shkaktojnë probleme.

UJORI

Jeni pak nën stres dhe dëshironi të shpenzoni para, kur jeni pak të rënduar dëshironi t’i bëni vetes disa dhurata për të qetësuar hidhërimin. Dashuria pas pak ditësh do të jetë sërish protagoniste.

PESHQIT

Paolo Fox folur për një gusht disi të ndrydhur, por tani flet për rikuperim që mund të ketë të bëjë edhe me ndjenjat, por mbi të gjitha me punën, ndryshimet dhe risitë sigurisht që sjellin pak ankth, por duhet të fshini pesimizmin. Vëzhgoni të dhënat ekonomike, pasi shpenzimet kohët e fundit kanë qenë më të mëdha se të ardhurat./ CNA