Lajme

Një Oscar për filmat shqiptar? Këtë herë po!

Published

on

Shqipëria po përgatitet për pjesëmarrjen në një ndër eventet më të rëndësishme kinematografike në botë, “Çmimet Oskar”. Së fundi është përzgjedhur filmi kandidat për këtë event. Filmi “Daybreak” e Gentian Koçit është propozimi shqiptar për kategorinë e filmave në gjuhë të huaj.
Tashmë do të jetë në dorë të Akademisë së filmit për të bërë përzgjedhjen.
Filmi i Gentian Koçit tregon historinë e një mamaje të re e cila pasi e nxorën nga shtëpia ku jetonte sepse nuk paguante dot qiranë, zhvendoset me djalin 1-vjeçar për të punuar si kujdestare e një gruaje të moshuar që ka zënë shtratin. Leta (Ornela Kapetani) duhet ta mbajë gruan e sëmurë gjallë.
“Daybreak” pati premierën botërore muajin e kaluar në Festivalin e Filmit të Sarajevës ku Kapetani u shpall aktorja më e mirë për rolin e saj.
Filmi është një bashkëprodhim shqiptaro-grek, i zhvilluar në programin Cinelink të Sarajevës. Daybreak, “Dita zë fill” në shqip, është realizuar nga Artalb Film dhe Graal Films me mbështetjen financiare të Eurimages, Qendrës Kombëtare Shqiptare të Kinematografisë, Qendrës Greke të Filmit, Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë, Radiotelevizionit Shqiptar, qeverinë shqiptare dhe SEE Cinema Network, shkruan Hollywoodreporter.
Shqipëria ka propozuar 10 herë kandidatura për Oscar që nga viti 1996, por nuk është nominuar asnjëherë.
Kujtojmë që dy vjet më parë Oscar përzgjodhi filmin “Shok”, prodhim kosovar-britanik, për kategorinë e filmit më të mirë me metrazh të shkurtër, pa montazh.

Exit mobile version