Connect with us

Aktualitet

Një person qëllon me armë zjarri në ajër në Divjakë

Published

on

Një person ka qëlluar me armë zjarri në ajër në Divjakë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:50, në fshatin Ferras. Policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Divjakë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 18:50, në fshatin Ferras, Divjakë, dyshohet se një person ende i paidentifikuar ka qëlluar njëherë në ajër me armë zjarri.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e personit që dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri.