Aktualitet

Një vit pas, Sako: Ashtu siç u rindërtuan banesat e shembura nga tërmeti i 21 shtatorit do të rindërtohen dhe ato të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit

Published

on

Sot mbushet një vit nga tërmeti i 21 shtatorit, që tronditi qytetin e Durrësit. Bashkia e këtij qyteti ka deklaruar sot se ka përfunduar rindërtimi i banesave individuale që u shembën nga ky tërmet. Kryebashkiakja e Durrësit Emiriana, nëpërmjet një statusi të publikuar sot në faqen e zyrtare në “Facebook” të bashkisë Durrës, ka njoftuar se ka vizituar disa prej familjeve që jetojnë tashmë në shtëpitë e rindërtuara.

“Ashtu siç u rindërtuan banesat e shembura nga tërmeti i 21 shtatorit do të rindërtohen në një kohë të shkurtër edhe të gjitha banesat e shkatërruara nga tërmeti i nëntorit”, ka thënë Sako.

Postimi i plotë:

Një vit mbas tërmetit të 21 shtatorit ka përfunduar në bashkinë e Durrësit rindërtimi i banesave individuale të shkatërruara nga ky tërmet.

Kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako ka vizituar disa prej familjeve që jetojnë tashmë në shtëpitë e reja të rindërtuara me standarte bashkëkohore.

Në këto vizita kryebashkiakja Sako shoqërohej nga kryetari i këshillit bashkiak Ani Dyrmishi. Në bashkëbisedimin me banorët e këtyre shtëpive kryebashkiakja Sako deklaroi se ashtu siç u rindërtuan banesat e shembura nga tërmeti i 21 shtatorit do të rindërtohen në një kohë të shkurtër edhe të gjitha banesat e shkatërruara nga tërmeti i nëntorit, shtëpi me kushte shumë më të mira se të mëparshmet dhe me standarte sigurie.

Janë shtëpi që janë rindërtuar pasi u dëmtuan rëndë nga tërmeti i shtatorit ndërkohë që shumë shpejt do të nisë puna për rindërtimin e 904 banesave individuale të dëmtuara në mënyrë të pariparueshme nga tërmeti i nëntorit.

Procesi i rindërtimit vijon në bashkinë e Durrësit me ritme të shpejta ku 10610 familje kanë përfituar nga granti i rikonstruksionit DS1-DS2-DS3 dhe shumë prej tyre janë në përfundim të riparimeve të shtëpive të tyre.

Po kështu janë pallate të miratuar deri tani, të cilat do të rindërtohen në të njejtin vend dhe shumë shpejt fillon puna për rindërtimin e pallateve të para.

 

 

 

Exit mobile version