Aktualitet

“Njëqind dështimet e Edi Ramës”, Basha: Ja kush është qarku me rënien më të madhe të popullsisë, shkak varfëria dhe papunësia

Published

on

Kur jemi jo shumë larg, ditës ku do të përcaktohet se kush do të na qeverisë për katër vitet e ardhshme, kryedemokrati Lulzim Basha, ka renditur sipas tij një nga dështimet e kryeministrit Edi Rama në këto 8 vite.

Kryedemokrati, duke iu referuar të dhënave të ISNTAT, thotë se qarku i Elbasanit është qarku me rënien më të madhe të numrit të popullsisë, e shkak për të sipas tij është varfëria dhe papunësia.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

37 ditë deri më 25 prill, 100 dështimet e Ramës në 8 vite.
Cili është qarku me rënien më të madhe të numrit të popullsisë gjatë këtyre viteve?
Përgjigja: Qarku i Elbasanit. Sipas ISNTAT, qarku i Elbasanit ka pasur rënien më të madhe të numrit të popullsisë, për shkak të varfërisë dhe papunësisë.

Exit mobile version