Bota

Njerëzit flenë në rërë për të siguruar një vend të nesërmen në plazh, dyndje në bregdet as koronavirusi nuk i zmbraps

Published

on

Temperaturat e larta të motit në Mbretërinë e Bashkuar janë shoqëruar me një dyndje të njerëzve në plazhe. Mijëra qytetarë britanik janë mbledhur në bregdet (ose ndonjë hapësirë në natyrë) në ditën e dytë të një valë nxehtësie në Mbretërinë e Bashkuar, ku temperaturat arrijnë deri në 33C.

 

Një incident i çuditshëm u regjistrua ditën e djeshme në zonën e Bournemouth Beach, i cili ishte tejmbushur me turma njerëzish aq sa dhe syri i njeriut nuk mund të arrinte t’i shihte.

 

Madje situata arriti deri aty sa njerëzve u duhejt të flinin gjithë natën në plazh për të siguruar një vend për ditën e nesërme. Kjo situatë e pazakontë ndodh në një moment ku pandemia e koronavirusit ka mbërthyer mbarë globin. Autoritete shëndetësore në Britani u kanë bërë thirrje qytetarëve që jo vetëm të rrespektojnë masat e distancimit social por edhe të bëjnë kujdes ndaj ekspozimit në nivele të larta të rrezatimit në dielli.

 

Exit mobile version