HOROSKOPI

Njihuni me astrologjinë afrikane dhe misteret që e rrethojnë

Published

on

Shumë pak e njohur dhe tërësisht ndryshe nga llojet e tjera, astrologjia afrikane interesohet veçanërisht për marrëdhëniet njerëzore dhe mjedisin në përgjithësi. Bazuar tek traditat dhe kultura afrikane, ajo krijon mundësinë të mësosh më shumë për veten dhe për ata që të rrethojnë. Zbuloni disa kuriozitete për të.

1. Origjina e astrologjisë afrikane

Edhe pse nuk ka dokumente zyrtare, mendohet se afrikanët kanë qenë të parët që janë interesuar për yjet dhe që kanë bërë studime për astrologjinë.

2. Kujt i referohet ajo?

E lindur nga vrojtimi i cilësive dhe të metave të njerëzve, astrologjia afrikane bazohet tek tregimet, legjendat dhe traditat afrikane. Ndryshe nga astrologjia perëndimore që jemi mësuar, kjo astrologji nxjerr në dritë simbolet e vjetra të kulturës së këtij populli.

3. “Më thuaj me kë shoqërohesh, të të them kush je…”

Kjo është formula që përdoret për të shpjeguar parimin e astrologjisë afrikane. Në fakt ajo i referohet posaçërisht marrëdhënieve me të afërmit (komshinjtë, miqtë, familjarët), ndryshe nga astrologjia e quajtur evropiane qe interesohet për pozicionimin e yjeve.

4. 12 shenjat e astrologjisë afrikane

Natyra, e shenjta dhe familja përbëjnë thelbin e jetës dhe kulturës afrikane. Në këtë mënyrë përcaktohen edhe 12 shenjat që në renditje janë: pema baobab, të mirat materiale dhe paratë, familja, shërbimet e bëra për komshinjtë (lagjja), tregu, paraardhësi, gjyqtari, Arra kola, udhëtari, largësia, fëmija i fjalës dhe korrja.

5. Çdo shenjë karakteristikat e veta

Ashtu si llojet e tjera të artrologjisë secila nga shenjat afrikane përmban një seri karakteristikash të veçanta.

6. Si të mësosh shenjën tënde?

Për të mësuar shenjën afrikane duhet të bazohesh tek data e lindjes.

pema baobao: 04/01 – 03/02

të mirat materiale dhe paratë: 04/02 – 05/03

familja: 6/03 – 04/04

shërbimet e bëra për komshinjtë (lagjja): 05/04 – 04/05

tregu: 05/05 – 04/06

paraardhësi: 05/06 – 04/07

gjyqtari: 05/07 – 04/08

arra kola: 05/08 – 03/09

udhëtari: 04/09 – 03/10

largësia: 04/10 – 03/11

fëmija i fjalës: 04/11 – 03/12

korrja: 04/12 – 03/01

Exit mobile version