Bota

Njihuni me konsumatorët, prodhuesit dhe eksportuesit më të mëdhenj të birrës në Europë, kryeson Gjermania

Published

on

Mediat e huaja bëjnë të ditur se rreth një në çdo katër birra të prodhuar në BE kanë origjinën nga Gjermania, e cila pasohet nga Polonia dhe Spanja secila me 3.9 miliardë litra, Hollanda me 2.5 miliardë litra, Belgjika me 2.4 miliardë litra, Franca me 2.0 miliardë litra, dhe Republika Çeke me 1.9 miliardë litra.

Gjermania është prodhuesi më i madh i birrës në mesin e anëtarëve të BE-së. Sipas Eurost gajtë vitit 2019 ajo prodhoi 8 miliardë litra, pra  rreth 23% e prodhimit të përgjithshëm të BE.

Mediat e huaja bëjnë të ditur se rreth një në çdo katër birra të prodhuar në BE kanë origjinën nga Gjermania, e cila pasohet nga Polonia dhe Spanja secila me 3.9 miliardë litra, Hollanda me 2.5 miliardë litra, Belgjika me 2.4 miliardë litra, Franca me 2.0 miliardë litra, dhe Republika Çeke me 1.9 miliardë litra.

Hollanda është eksportuesi më i madh i birrës nga të gjitha shtetet e BE-së me 1.9 miliardë litra, përpara Belgjikës me 1.7 miliardë litra dhe Gjermanisë me 1.6 miliardë litra, e ndjekur nga Republika Çeke, Franca dhe Irlanda të gjitha e 0.5 miliardë.

Sa i përket konsumit të birrës për frymë, Republika Çeke me 141 litra, Austria me 107 litra dhe Gjermania me 102 litra për frymë i vendosin këto shtete në podiumin e konsumuesve më të lartë të birrës në BE. Shtetet pasuese janë Rumania me 85 litra dhe Kroacia me 84 litra. Greqia, Italia dhe Franca vijnë e fundit me 36, 34 dhe 33 litra birrë për frymë.

Ka më shumë se 10,000 birrari aktive në të gjithë Europën. Në vitin 2018, ishin më shumë se 2,000 birrari aktivë në Mbretërinë e Bashkuar, sipas Breëers of Europe. Franca trefishoi numrin midis 2012 dhe 2018 duke shkuar nga 503 në 1600 të tilla ndërsa Italia u dyfishua nga 421 birrari në 874. Sipas raportit të The Breëers of Europe në 2018, tregu i birrës në Europë punëson 132,737 njerëz.

Burumi; .euronews

Exit mobile version