Connect with us

Aktualitet

Noka mbante fjalim për dorëheqjen e tij, Basha ia fut “vrapit”

Published

on

Tekas Flamur Noka ka dalë përpara selisë së PD=së për të kërkuar dorëheqjen e Bashës pas qëndrimeve që ky i fundit mbajti kundër militantëve të PD-së që mbështesin Berishën, kreu i PD ishte duke dalë nga selia dhe ka nxituar të mos e kapin kamerat që ishin mbledhur rreth Nokës. në video duket basha që nxiton të futet në makinën e tij që e pret tek shkallës e selisë.

I pyetur për shprehjen llum që ishte përdorur në mbledhje për disa nga ish pjestarët e qeverisjes së PD-së nga Basha, Noka tha “askush nuk ka guxuar ta quajë llum bazën e PD-së, as Nano as Rama… përveçse zoti Basha, askush tjetër.

“Mbrëmë në mbledhjen e Kryesisë së Grupit, unë i kërkova që të marrë përgjegjësi, – tha deputeti. – Forca jonë politike se forca jonë politike është duke shkuar në zgrip falë vendimit okult të zotit Basha dhe nëse ai e konsideronte sadopak këtë forcë dhe e donte sadopak këtë forcë, dorëheqja do të ishte e vetmja zgjidhej për ta bashkuar këtë forcë, për ta mëkëmbur këtë forcë dhe zoti Basha mbrëmë konfirmoi se fati i karriges së tij është më shtrenjtë se fati I PD-së dhe I demokratëve në përgjigthësi” tha ai para mikrofonave po ndërkohë makian e Bashës kishte ikur nga selia.