
Nuk di a e ka gjallë të ëmën! E reja ngre alarmin nga Infektivi: E solla dje, bërtistin të gjithë dhe nuk i jepnin oksigjen
VIDEO

TIRANË– Një qytetare ka ngritur alarmin nga spitali Covid 1, teksa deklaron se nuk e di a e ka të gjallë të ëmën apo jo. Në një prononcim për mediat, gruaja dëgjohet të thotë se ka sjellë dje të ëmën në spitalin e Infektivit dhe e vetmja gjë që ka dëgjuar, janë ulërima.
Ndërsa, të ëmës, sipas saj, nuk i kanë vënë as oksigjen. Situatën në spitale, ajo e përshkruan një torturë.
“Bëni diçka për të gjithë sepse po na marrin në qafë nënën, babanë, të gjithë. Na shkatërruan dje. Mamasë i kishte shkuar oskigjeni 47, bërtisnin…sa këtej andej dhe nuk i jepnin oksigjenin e duhur. E kemi sjellë që dje dhe nuk dimë nëse është gjallë. E kanë bërë njeriun biznes. Sill kos, sill lëng frutash, di unë çfarë është këtu, di unë a është gjallë nëna ime moj,”- dëgjohet të thotë gruaja. dosja.alDenoncimet e qytetarëve për mungesën e trajtimit mjekësor në spitale është shtuar ndjeshëm. Vetëm dy ditë më aprë, vajat e Rifat Lalos denoncuan publikisht se babai i tyre vdiq në karrige, pas asnjë përkujdesje, por u ndoqën penalisht. Nga ana tjetër, bilanci i të infektuarve se vjen e rritet bashkë me numrin e viktimave. Sot u regjistruan 19 jetë të humbura dhe 1071 raste të reja. Në spitale po kurohen 618 pacientë.. Dosja.al