Connect with us

Aktualitet

Nuk dinte asgjë për bizneset, Kris Jenner zbulon sekretin si arriti të bëhej milionere

Published

on

Kris Jenner ka rrëfyer se divorci me Robert Kardashian i ‘hapi sytë’ për botën dhe duke qenë se ai nuk kujdesej më për financat e tyre, ajo mori situatën në dorë dhe i dha drejtim shpenzimeve të saj.

“Një ditë, shoku im më tha kur po kaloja divorcin tim nga Roberti, “Sa kushton kopshtari juaj?” Dhe unë thashë: “Nuk e di”, dhe ai pyeti i habitur: “Nuk e di?” Kjo ishte pika e kthesës për mua: Isha në siklet që nuk e dija. U zgjova një ditë me përgjegjësi që nuk e kisha patur më parë”, tregoi Jenner.

“Ndjeva një ndjenjë kaq të madhe arritjeje që isha në gjendje t’i kuptoja të gjitha dhe të paguaja faturat e mia dhe të bëja paratë e mia dhe të paguaja taksat e mia. Dhe kishte raste kur nuk kisha shumë para, por isha shumë e organizuar”, vazhdoi ajo.

Kris Jenner filloi të studionte në botën e biznesit, duke investuar paratë në bizneset që kishin mundësi më të mëdha suksesi. Pasuria e Kris Jenner sipas revistës “Forbes” ka kapur 190 milionë dollarë.