Connect with us

Aktualitet

Nuk durojnë më masat antiCovid, të dënuarit i venë flakën burgut

Published

on

Më shumë se 100 të burgosur kanë marrë kontrollin e një burgu në St. Louis të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke i vendosur zjarrin qelive dhe hedhur objekte nga dritaret e katit të katërt të ndërtesës.

Trazirat nisën në orët e para të mëngjesit në qendrën e korrektimit dhe autoriteteve të zbatimit të ligjit iu deshën më shumë se 7 orë për të rivendosur rendin.

Një oficer mbeti i plagosur, ndërsa ekipet e zjarrfikësve nxituan për të shuar zjarret që të burgosurit kishin filluar.

Një zyrtar i lartë i St.Louis bëri me dije se 115 të dënuarit që protestonin ishin jashtëzakonisht të dhunshëm dhe të pabindur.

Ai pretendon se incidenti i dhunshëm mund të jetë nxitur nga kundërshtimet që të burgosurit kanë nga kufizimet e vendosura për shkak të pandemisë, të cilat u kanë ndaluar vizitat dhe ndërprerë seancat gjyqësor