Connect with us

Aktualitet

“Nuk e durova më, ma kishte sjellë tek hunda”, vrasja e 25-vjeçarit në Shkodër, ja çfarë deklaroi autori i dyshuar

Published

on

Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë ndodhur dje në Shkodër, ku u vra 25-vjeçari Emiljano Ndou në fshatin Bardhaj të Shkodrës.

Autori i dyshuar Mark Kodra sipas “Balkan Web” e ka qëlluar viktimën me kallashnikov pasi pretendon se 25-vjeçari kishte kohë që e mundonte duke i sjellë probleme.

“Nuk e durova më. Ma kishte sjellë te hunda”, ka deklaruar autori i dyshuar në momentin e arrestimit nga policia e Shkodrës.

Në fjalët e para autori i dyshuar ka deklaruar se viktima para se ta vriste i ka kaluar me një motor përpara shtëpisë duke bërë shumë zhurmë.

47-vjeçari ka treguar se në atë moment ka marrë armën kallashnikov dhe ka dalë nga banesa si dhe ka qëlluar në drejtim të Emiljano Ndout duke e lënë të vdekur në vend.

Sipas burimeve dyshohet se më përpara viktima ka ngacmuar vajzat e shtetasit Mark Ndou dhe se palët edhe më herët kanë debatuar për këtë çështje.

Familjarët e autorit të dyshuar deklaruan se 47-vjeçari ka menduar se 25-vjeçari nuk ka vdekur ndaj është futur serish në banesë.

Sipas burimeve autori ka qëndruar në shtëpi pas vrasjes dhe pranë vetes afër divanit mbante edhe armën me të cilin kreu krimin dhe nuk ka tentuar të fshihet.

Në momentin kur ka mbërritur policia autori i dyshuar nuk ka pranuar vrasjen e kryer dhe është shfaqur i qetë.