Connect with us

Aktualitet

“Nuk isha gati për të varrosur fëmijën tim”, vetëvritet ylli 18-vjeçar i TikTok-ut

Published

on

E njohur si “Dee”, ylli i TikTok-ut, Dazharia Shaffer i ka dhënë fund jetës në moshën 18-vjeçare, shkruan “People”. Përmes një videoje në TikTok, i ati i së ndjerës, Raheem Alla konfirmoi tragjedinë e ndodhur.

“Dua t’ju falenderoj të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen që treguat ndaj vajzës sime. Për fat të keq, ajo nuk është më me ne dhe ka shkuar në një vend më të mirë”, shkruhej krahas një kolazhi fotosh.

Raheem Alla rrëfeu se adoleshentja kishte probleme të shëndetit mendor.

“Ajo ishte mikja ime më e mirë dhe nuk isha kurrsesi i përgatitur për të varrosur fëmijën tim. Ishte kaq e lumtur, do doja të kishte folur me mua për gjërat që e shqetësonin dhe mendimet e vetëvrasjes. Mund t’ia kishim dalë. Tani vij në shtëpi dhe ti nuk je aty për të më pritur. Duhet të të lë të fluturosh me engjëjt”.

Po kështu, edhe mamaja e Dazharia-s, Jennifer Shaffer pranoi lajmin e trishtë, teksa në një postim emocional në Facebook shkroi:

“Jam e shkatërruar. Nuk e besoj dot që po shkon. Do doja të kisha vdekur në vendin tënd”.

Dazharia u shndërrua me shpejtësi në një fenomen të TikTok-ut, ku mblodhi plot 1.4 milionë ndjekës. Fansa, e reja pati edhe në Instagram e YouTube, ku shpesh dokumentonte jetën dhe sfidat e saj virale në platformat sociale. Vetëm një ditë para se të ndërronte jetë, Dazharia postoi një seri videosh në Instagramin e saj me titullin, “postimi i fundit Gz e shekullit.