Connect with us

Aktualitet

‘Nuk jemi mësuar me rrogë 300 mijë lekë’, ankohet striptistja shqiptare që ka mbetur pa punë: Nuk bëhet s*ks, vetëm shoqërime në tavolina

Published

on

Një vajzë e re, ashtu si edhe shumë të tjerë është e papunë, pasi lokali ku ajo punonte është mbyllur për shkak të pansdemisë.

Ajo ankohet se tashmë për të është e vështirë të gjejë punë, duke shtuar se nuk mund të jetojë me rrogë 300 mijë lekë, pasi sipas saj më parë paguar shumë mirë në lokalin ku ajo ishrte e punësuar.

“Sapo rastet e para u shfaqen në Shqipëri, policia erdhi e tha se duhej të mbyllet. Puna mbetet një motiv i përditshëm. Përderisa njerëzit nuk po na pranojnë në punë, është vështirë të gjesh një punë. Është puna e tillë që nuk jemi mësuar me 200-300 mijë lek pagë. Kemi mjaftueshëm rrogë”, u shpreh ajo.

E reja rrëfeu se familja e di për punën që ajo bën, por vijoi duke sqaruar më tej se të punosh striptiste nuk do të thotë të bësh seks, por vetëm shoqërime në tavolina.

“Në Shqipëri është punë që paragjykohet. Edhe unë para se të shkoja mendoja se është punë e keqe, mendoja se bëhej seks, por nuk ndodh ashtu. Vetëm shoqërime në tavolinë dhe muhabete. Ka njerëz që të kërkojnë seks, por jemi bërë eksperte dhe e dimë se si ta menaxhojmë situatën. Familja ime e di se punoj aty”, rrëfeu vajza për Shqipëria Live.